VMRO-DOMNE dhe LSDM në “luftë” me deklarata për ekonominë në vend

Maqedonia

VMRO-DOMNE dhe LSDM në “luftë” me deklarata për ekonominë në vend

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 10:20
VMRO-DPMNE vs LSDM

Partia opozitare, OBRM-PDUKM ka vazhduar me kritika për ekonominë në vend duke shënjestruar LSDM-në për mungesën e rifillimit me punë të “Jugohromit” dhe “Ohis” duke thënë se qindra punëtorë të këtyre duzinave tani janë pa punë dhe janë të gënjyer nga politikat e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në zgjedhjet e vitit 2016 Zoran Zaev dhe Koço Angjushev premtuan në vitin 2016 se do të ngjallin ekonominë e vendit duke filluar me fabrikën ‘Ohis’. Sot, pas tre viteve nuk ka ndonjë zgjidhje. Puntorët jetojnë në gjendje të keqe kurse pushtetarët vazhdojnë me injorim” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga LSDM-ja kundërpërgjigjen se ekonomia është duke u ripërtrirë dhe këtë e ndjejnë qytetarët. “Ekonomia është duke u rritur dhe tani BPV ka arritur në 4.1% kurse papunësia është zvogëluar dhe tani është 17.8% nga numri i përgjithshëm i popullatës” përgjigjen nga LSDM-ja në pushtet.

Përndryshe, temat e pushtetit janë ata që kritikohen vetëm nga opozita maqedonase. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat