Enti i Statistikave: Regjistrimi do të përfshijë të gjitha kategoritë

Maqedonia

Enti i Statistikave: Regjistrimi do të përfshijë të gjitha kategoritë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Vonesat në miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë nuk do ta pengojnë ose shtyjnë procesin i cili duhet të fillojë në 1 prill të vitit të ardhshëm. Kështu deklaroi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski në sqarimin që kërkuan mediat në lidhje me prolongimet e sjelljes së ligjit.

Ata persona që jetojnë në shtet, pavarësisht a kanë ose jo nënshtetësi maqedonase, përveç në rastet kur janë të huaj dhe janë më pak se një vit në këtë shtet, janë pjesë e regjistrimit. Regjistrimi bëhet në bazë të përcaktimit “vendbanim i zakonshëm- deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave.

Simovski përsëriti se në regjistrim do të jetë edhe kategoria e etnisë dhe religjionit. Statistika parashikon dy forma për regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit për më gjatë se një vit.

Ne do t’u japim mundësi këtyre personave që vetë të regjistrohen përmes aplikacionit elektronik i cili do të jetë e hapur prej muajit mars, d.m.th. një muaj përpara regjistirmit këtu. Japim edhe një mundësi që gjatë regjistrimit kryesor, të afërmit e tyre që kanë të dhënat e tyre, të japin të dhëna për këto persona- theksoi Apostoll Simovski.

Sigurimi i të dhënave të dubluara për një individ i cili ka më shumë adresa brenda vendit, nuk do të jetë problem për statistikën, theksoi zv. drejtori i këtij institucioni Zirap Ademi.

Pas regjistrimit baza e të dhënave do të pastrohet dhe do të përcaktohet ku është personi që është regjistruar dy herë dhe në cilën komunë do të jetë resident- tha Zirap Ademi, zv. drejtor i Statistikave.

Regjistrimi pilot do të fillojë nga e premtja dhe një tjetër do të zbatohet në vjeshtë. Të dhënat e regjistrimit pilot nuk do të bëhen publike. Drejtori Simovski kundërshtoi përhapjen e informacioneve të pavërtetë mbi regjistrimin në bazë të të cilave edhe bëhet ftesë për bojkot. Sipas tij, bojkotimi i këtij procesi do të jetë i dëmshëm për shtetin. Simovski kujton që propozim/ligji për regjistrim ka qenë në ener dhe publik prej në nëntor dhe që atëherë u është dorëzuar partive parlamentare por thotë se asnjëra prej tyre nuk ka dorëzuar vërejtje për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat