Lokalizohet zjarri në Kisella Vodë

Maqedonia

Lokalizohet zjarri në Kisella Vodë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Vazhdon shuarja e zjarrit në  banesën në rrugën “Heronjtë e Kombit” në Kisella Vodë.

Sipas informacioneve te policisë, nuk ka te lënduar, po vetëm zjarrfikës që kane thithur shumë tym. Ne katin e 6 sipas banoreve vazhdon te jete ende një grua, ndërkohe që tymi vazhdon të dalë nga dritaret dhe grilat të cila  janë shkrirë.

Sipas banoreve mendohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol me gaz.

Zjarri është lokalizuar, pas pak  priten edhe deklaratat e komandantit te brigadës se zjarrfikësve.

Zjarrfikësit po përgatiten te futen përsëri ne banese sepse sipas informacioneve, gruaja vazhdon të mbetet e bllokuar.

Zjarrfikësit që dalin nga banesa menjëherë u jepet oksigjen në veturat e ambulancës të cilat ndodhen këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat