Maqedonia e Veriut dhe Greqia këtë javë në fokusin e Washingtonit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut dhe Greqia këtë javë në fokusin e Washingtonit

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Komisioni për Punë të Jashtme i Senatit Amerikan të mërkurën do të ketë dëgjim lidhur me inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa nesër, mbahet ngjarja për rolin e Greqisë si aleat gjeostrategjik të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Në dëgjimin në Senat janë thirr ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker dhe Kathrin Wilbarger, zëvendës-ndihmës sekretar amerikan për mbrojtje për çështje ndërkombëtare të sigurimit.

Kryesuesi me Komisionin, senatori James Rish, paraprakisht deklaroi se menjëherë pas dëgjimit, protokolli për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO do të shkojë në votim në Senat.

Senatori atëherë tha se me siguri kjo do të ndodh në qershor dhe se në Senat do të ketë mbështetje të madhe për ratifikimin e protokollit.

Në Këshillin atlantik në Uashington, megjithatë, nesër mbahet diskutim për rolin e Greqisë si aleat gjeostrategjik të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor. Në diskutim do të marrin pjesë ministri alternativ grek i Financave, Georgos Çulijarakis dhe Simos Anastopulos, kryetar i odës ekonomike greko-amerikane, si dhe Xhefri Pjat, ambasador i SHBA-së në Greqi.

Në ngjarjen e organizuar nga iniciativa Idna Evropa dhe nga Oda ekonomike greko-amerikane, do të flitet për bashkëpunimin e sigurisë midis SHBA-së dhe Greqisë në Ballkanin Perëndimor dhe të Mesdheut dhe për planet strategjike amerikane në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat