Arrestimi i Jahiut, mësohet lidhja me kompaninë italiane

Maqedonia

Arrestimi i Jahiut, mësohet lidhja me kompaninë italiane

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:06
Jahiu

Për shkak të marrjes së ryshfetit prej 38 mijë eurove, policia e arrestoi Jahi Jahiun- sekretar shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë. Prokuroria dhe MPB-ja dyshojnë se Jahiu bashkë me një punonjës tjetër në këtë dikaster kanë marrë para dhe kanë favorizuar kompaninë “Latanzio” e cila e ka fituar tenderin për të realizuar një projekt të financuar me IPA fonde në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, për koordinimin e trajnimeve në administratën publike. Jahi Jahiu dhe një koleg i tij tre herë kanë udhëtar jashtë vendit. Kompania italiane i ka mbuluar shpenzimet në vlerë prej 7 mijë eurove. Në këmbim, të dyshuarit e kanë informuar kompaninë për procedurat e tenderit. Ata kanë mundësuar pozitë të favorizuar për kompaninë italiane për shërbime këshillëdhënëse “Latanzio” në garën për mbi 1 milionë euro, para evropiane. Paratë e ryshfetit për Jahiun dhe kolegun e tij në vend janë sjellë tre herë në shuma të gatshme. Italiani me iniciale M.XH i ngarkuar për marrëdhënie me publikun në kompaninë “Latanzio” i ka dorëzuar paratë. Organet e hetuesisë në vend, hetimin e kanë zhvilluar në koordinim me prokurorinë e Milanos nga Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat