Kuvendi do të debatojë për mandatin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

Kuvendi do të debatojë për mandatin e Nikolla Gruevskit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 09:40
Nikolla Gruevski

Nëse dorëheqja e ish-kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga vendi dhe fitoi azil politik në Hungari, do të vendoset në seancën e 102-të të Kuvendit, do të dihet para fillimit të mbledhjes parlamentare.

Pas takimit të djeshëm koordinues në të cilin nuk mori pjesë koordinuesi i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi u kumtua se do të mbahen konsultime plotësuese edhe me partinë opozitare, pas çka opinionit do t’i kumtohet nëse dorëheqja do të vihet në rend dite të mbledhjes së sotme apo jo.

Në rend dite të mbledhjes së 102-të tani për tani është raporti i Komisionit për çështje të mandateve-imunitetit i cili i propozon Kuvendit marrjen e mandatit të Gruevskit për shkak të mungesës së paarsyeshme prej gjashtë muajve. Që të votohet vendimi, nevojiten 80 vota, përkatësisht shumicë prej dy të tretave.

Deputetët nga pushteti thonë se në këtë rast duhet të veprohet sipas Rregullores dhe Kushtetutës me të cilat parashihet që deputeti personalisht ta parashtrojë dorëheqjen në Kuvend. Në kontekst të njejtë është edhe deklarata e zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Nikolla Gruevski nuk përbën përjashtim nga të gjithë qytetarët e tjerë në shtet. Unë bëj thirrje që Gruevski ka për obligim të kthehet në shtet, ku duhet ta vuajë dënimin me burg, përkatësisht me aktvendim fuqiplotë të gjyqit tani prej dy viteve dhe derisa ka ndër mend personalisht ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha dje Kostadin Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat