Pendarovski: A do të ishte e ndershme nëse Shqipëria në vitin 2008 nuk anëtarësohej në NATO

Maqedonia

Pendarovski: A do të ishte e ndershme nëse Shqipëria në vitin 2008 nuk anëtarësohej në NATO

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:02
Stevo Pendarovski

Kryetari i ri i shtetit Stevo Pendarovski, para vizitës së tij të parë në Bruksel, në një intervistë për Deutsche Welle, ka dhënë vlerësimet e tij në lidhje me negociatat e vendit me Bashkimin Evropian, si dhe pritjet nga vizita e tij zyrtare në Bruksel.

“Presë që nga takimet në Bruksel të marrim mbështetje të plotë se hapat e mëtejshëm, janënë drejtim që vendi jonë të merr datë”, tha Pendarovski.

I pyetur nëse është më mirë që Maqedonia e Veriut të ndahet nga Shqipëria për marrjen e datës nga BE, ai tha se shteti ka marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe tha se më mirë do të ishte të gjithë të jenë së bashku në BE, por shtroi pyetjen nëse do të ishte e ndershme që në vitin 2008 Shqipëria të mos anëtarësohej në NATO, për shkak të kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët dhe i kemi mbyllur çështjet kyçe. Me Shqipërinë ndajmë ide të përbashkëta për atë se ku është vendi i shteteve tona. Do të ishte e shkëlqyeshme të shkojmë së bashku për në BE me miqtë tanë nga Shqipëria, por a do të ishte e ndershme ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve të saj nëse para 10 viteve dikush do të kërkonte të mos anëtarësoheshin në NATO, për shkak të problemit tonë me Greqinë. Jemi partnerë, kemi qëllime të njëjta para nesh dhe presim së bashku të marrim datë”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat