Zakharieva: Goce Dellçev është bullgar, Maqedonia e Veriut nuk duhet të edukohet me nacionalizëm të rrejshëm

Maqedonia

Zakharieva: Goce Dellçev është bullgar, Maqedonia e Veriut nuk duhet të edukohet me nacionalizëm të rrejshëm

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:50
Ekaterina Zakharieva

“Nuk do të bëjmë kompromis me të vërtetën. Nga Maqedonia e Veriut nuk duam asgjë tjetër përveç të vërtetës”, ka thënë ministrja për Punë të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, me rastin e mospranimit të Komisionit bullgar për përkujtim të përbashkët të Goce Dellçevit më 7 tetor.

Kjo datë, e cila përkujton përvjetorin kur Bullgaria i dorëzoi mbetjet e rovolucionarit në Maqedoni, është e papranueshme për Zakharievën, pasi siç tha, lidhet me komiternin dhe Titon.

Sipas Zakharievës, dorëzimi i eshtrave është një prej tradhtive më të mëdha ndaj Bullgarisë.

“Goce Dellçev vetë e ka deklaruar çfarë është me përkatësi etnike, gjegjësisht bullgar, këtë e ka shkruar dhjetëra herë. Nëse vazhdojnë të edukojnë nxënësit e tyre me nacionalizëm të rrejshëm, asgjë nuk do të ndryshojë. Qëllimi është të fillojë ndryshimi në mentalitet”, tha Zakharieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat