Propozohet që shteti të paguaj kontributet e punëtorëve të “Eurokomposit”

Maqedonia

Propozohet që shteti të paguaj kontributet e punëtorëve të “Eurokomposit”

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Qeveria ka propozuar, ndërsa punonjësit të cilët janë shpallur si tepricë teknologjike në “Eurokomposit” pranuan që shteti tu paguajë kontributet e papaguara për gati shtatë vjet nga pothuajse dy milionë euro dhe kjo do të bëhet me ligj.

Investitori është gjetur i cili do të japë 1.5 milionë euro, por me këto para do të angazhohet për pagesën e borxhit të kompanisë në Stopanska Bank-Manastir dhe përmes falimentimit aktiv për riorganizimin e kompanisë.

Ky është epilogu i takimit të djeshëm i punëtorëve të shpallur si tepricë teknologjike me zv. kryeministrin për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski në Qeveri, ndërsa mbështetjen për zgjidhjen e problemit e morën edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski pas takimit të tyre dje në mëngjes me të.

Kjo, vlerësojnë punëtorët, është në zgjidhje inkurajuese përfundimtare për problemin shumë vjeçar me fabrikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat