Babis: Maqedonia e Veriut përveç Çekisë ka mbështetjen edhe të vendeve të Vishegradit

Maqedonia

Babis: Maqedonia e Veriut përveç Çekisë ka mbështetjen edhe të vendeve të Vishegradit

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 20:45
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babis, i cili po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në vendin tonë.

“Ratifikimi i protokollit aderues është në rrjedhë në vendet – anëtare të
NATO-s. Deri tani, 16 vende e kanë ratifikuar, me shpresë se deri në fund të vitit Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s”, theksoi Xhaferi.

“Dinamika e vizitave në nivel qeveritar dhe parlamentar flet për trendin pozitiv të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve miqësore”, theksoi Babis.

Sa i takon BE-së, rikujton Babis, se funksionarët e lartë të BE-së marrëveshjen e Prespës e përshkruan si një nga arritjet më të rëndësishme, ashtu që pret vendim pozitiv në drejtim të hapjes së negociatave. Ai nënvizoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç mbështetjes së Republikës së Çekisë, e ka e dhe mbështetjen e Grupit të Vishegradit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat