Zaev udhëton në Berlin, kërkon mbështetje nga Merkel për nisjen e negociatave me BE-në

Maqedonia

Zaev udhëton në Berlin, kërkon mbështetje nga Merkel për nisjen e negociatave me BE-në

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:45
Merkel dhe Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në prag të Samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet në fund të qershorit në Bruksel, në të cilin pritet të merret vendim nëse Maqedonia e Veriut do të merr datë për negociatat me BE-në, so do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Zaev pret mesazh pozitiv nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në lidhje me marrjen e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Të enjten pres mesazh pozitiv nga kancelarja Merkel me agjenda precize dhe detaje, pasi asnjë vend nuk ka dyshim ose çfarëdo argumenti kundër marrjes së datës për Maqedoninë e Veriut. Vetëm duhet ta dijmë se kur do të merren vendimet konkrete”, tha dje Zaev në konferencë për shtyp.

Ai tha se vendimet politike në vend për atë nëse do të ketë rikonstruim të qeverisë ose zgjedhje të parakohshme parlamentare do të varen nga vendimi i Këshillit të Evropës, si dhe nga mesazhet që do t’i merr nga Merkel në takimin që do të mbahet të enjten.

Vizita e punës e Zaevit në Berlin është me ftesë të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën lindore.

Sipas paralajmërimeve nga qeveria, Zaev do ta udhëheq delegacionin në ngjarjen vjetore të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën lindore, ku edhe do të ketë fjalim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat