Një numër i madh i pasagjerëve kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Shkupit. Ata përmes disa agjencive turistike kanë paguar aranzhmane për në Egjipt, por siç shprehen aeroplani për këtë destinacion nuk ka ardhur fare, njofton 24 vesti.
Sipas udhëtarëve agjencitë i kanë njoftuar se ka pasur një problem teknik me aeroplanin dhe se po presin që të arrij një avion tjetër. Fluturimi është dashur të realizohet një orë pas mesnate, ndërkohë që sipas informatave të fundit do të realizohet sot në ora 10:40 minuta.