Donald Tusk: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur

Maqedonia

Donald Tusk: Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:56
Donald Tusk dhe Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka udhëtuar për vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel, ku ka realizuar takim edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk.

Në konferencë të përbashkët pas takimit, Tusk tha se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka që është pritur prej saj.

“Gjatë dy viteve të fundit vendi juaj ka adresuar të gjitha çështjet që ka pritur BE-ja të realizohen. Unë nuk dua të paragjykoj vendimin e vendeve anëtare në lidhje me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut por ju keni bërë gjithçka që është pritur nga ju”.

“Megjithatë duhet të pranojmë se jo të gjithë vendet anëtare janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave tani. Pyetja tani është jo ‘nëse’, por ‘kur?’. Disa herë arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa dua unë”, tha Tusk.

Ndërsa Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime të mëdha në situata të ndjeshme, për të tejkaluar pengesat për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Tani jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që në dy vitet e fundit kemi sjellë vetëm lajme të mira. Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për më shumë reforma, se kemi dobësi dhe punë përpara nesh. Negociatat për anëtarësim janë vegla më e mirë për negocim. Këtë herë BE-ja ka të drejtën dhe mundësinë të tregojë lidershipin ndaj Maqedonisë së Veriut duke e shpërblyer. Duke vendosur nëse qytetarët tanë meritojnë një vend evropian me shoqëri demokratike dhe përparuese”, u shpreh Stevo Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat