Lëndohet rëndë një 83 vjeçare në Kërçovë pasi u godit nga një furgon

Maqedonia

Lëndohet rëndë një 83 vjeçare në Kërçovë pasi u godit nga një furgon

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:36
Aksident

Një furgon me regjistrim të Shkupit dje ka lënduar një grua 83 vjeçare nga Kërçova pasi e ka goditur gjatë lëvizjes nëpër rrugët e këtij qyteti.

Gruaja në fjalë pas goditjes menjëherë është dërguar në spitalin e Kërçovës por nga atje janë konstatuar lëndime më të rënda dhe e njejta është dërguar në spitalin për ortopedi, Shën Erazmo në Ohër.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia të cilët kanë bërë hetimin dhe e kanë ndaluar vozitësin e furgonit deri në zgjidhjen e problemit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat