Shilegov ka ditëlindjen, ëmbëlsirat i dërgon tek fëmijët në institucione shëndetësore dhe sociale

Maqedonia

Shilegov ka ditëlindjen, ëmbëlsirat i dërgon tek fëmijët në institucione shëndetësore dhe sociale

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 19:20
Shilegov

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, vendosi që ëmbëlsirat që ka marrë si dhuratë për ditëlindjen e tij ti dërgoj deri tek institucionet shëndetësore dhe sociale.

Ai këtë informacion e bëri të ditur në profilin e tij në Facebook, duke i falënderuar të gjithë për urimet për ditëlindjen e tij të 50-të.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes. Dëshirat e mia janë të njëjta me tuajat, të jemi të lumtur, të gëzohemi me jetën deh së bashku të festojmë momente të bukura. Por një nga dëshirat më të mëdha për gëzimin tim janë buzëqeshjet e sinqerta të fëmijëve, dhe ne të gjithë e dimë se sa të lumtur janë fëmijët kur marrin ëmbëlsira të ditëlindjes. Prandaj, këto ëmbëlsira të ditëlindjes që kam marrë sot, unë do ti dërgoj tek fëmijët. Le të dëshirojmë që ata të jenë të shëndetshëm, të lumtur dhe të gëzuar”, shkruan mes tjerash Shilegov në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat