MPB shpall konkurs për punësimin e 600 policëve të rinj

Maqedonia

MPB shpall konkurs për punësimin e 600 policëve të rinj

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:05
Policia

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për punësimin e 600 policëve të rinj.

Në konkurs kërkohen policë në Sektorët e Punëve të Brendshme në Shkup, Strumicë, Ohër, Manastir, Tetovë, Veles, Shtip dhe Kumanovë, si dhe për Qendrat rajonale për punë kufitare – Veri, Perëndim, Jug dhe Lindje.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të jetë në moshë madhore; të mos ketë plotësuar 25 vjet nëse për herë të parë punësohet në Ministri, për të cilën është paraparë arsim i mesëm; ta përdor në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik; të vërtetojë se nuk ekziston rrezik nga punësimi i tij; të ketë përfunduar së paku katër vite shkollim të mesëm; të jetë i aftë psiko-fizikisht; të mos jetë i dënuar për kryerjen e ndonjë pune ose aktiviteti.

Kandidatët gjithashtu duhet të përmbushin edhe kushtet e veçanta: lartësi të trupit prej së paku 175 centimetra për meshkuj dhe 165 për femra, si dhe përgatitje të lartë fizike.

Procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve e zbaton Komisioni për zgjedhjen e kandidatëve për policë, i formuar nga ministri.

Përzgjedhja do të bëhet në fazat: përzgjedhje administrative të dokumentacioneve të dorëzuara, kontrollimit të aftësive motorike, test psikologjik, test me shkrim, intervista, kontrolle të sigurisë dhe kontrolle shëndetësore.

Konkursi është publikuar sot, ndërsa të plotë mund ta lexoni në web-faqen e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat