LSDM: Tek VMRO-ja asgjë nuk ndryshon, janë të bllokuar në matricën e Nikolla Gruevskit

Maqedonia

LSDM: Tek VMRO-ja asgjë nuk ndryshon, janë të bllokuar në matricën e Nikolla Gruevskit

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:44
LSDM

Partia më e madhe në pushtet LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se kjo parti ka treguar se po ndryshohet për progresin e vendit për të vazhduar edhe më intensivisht. Sipas tyre, VMRO-DPMNE tregon se tek ata asgjë nuk ndryshohet, përkundrazi, mbesin të bllokuar në matricën e Nikolla Gruevskit, në mbrojtje të krimit, destruktimit dhe sjelljes antishtetërore.

“Dorëheqja e Pavle Bogoevskit nga funksioni deputet nga shkaqe morale është shembull për akt të lartë moral dhe ndjenjë të fuqishme të përgjegjësisë personale para qytetarëve. Nga ana tjetër, te deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale, nuk ka as ndjenjë të përafërt të përgjegjësisë morale. Përkundrazi, në vend të përgjegjësisë ata e mbrojnë krimin, në vend të sjelljes morale, ata propagandojnë sjellje destruktive në kundërshtim të interesave të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti mes tjerash shprehen se deputetët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, Antonio Milloshoski dhe Ilija Dimovski kundër të cilëve udhëhiqen procese gjyqësore për vepra të rënda penale nuk duhet të presin asnjë ditë më shumë, por menjëherë të japin dorëheqje nga funksionet e tyre.

“Kjo është më pak që mund ta bëjnë që të evitohet çfarëdo qoftë mundësie t’i pengojnë apo të ndikojnë mbi proceset dhe hetimet gjyqësore kundër tyre. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë aspak kredibilitet derisa në radhët e tyre ulen deputetë kundër të cilëve udhëhiqet hetim dhe procese për vepra serioze”, thuhet në kumtesën e LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat