Spasovski paralajmëron vendosje të kamerave për mbikëqyrje elektronike të komunikacionit

Maqedonia

Spasovski paralajmëron vendosje të kamerave për mbikëqyrje elektronike të komunikacionit

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:05
Oliver Spasovski

“Ministria e Punëve të Brendshme është duke përgatitur ndryshime ligjore me qëllim që të vendosë sistem elektronik për mbikëqyrje të sigurisë në komunikacion, me vendosjen e kamerave të sigurisë, të cilat do të zbulojnë shkelësit e caktuar”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili mori pjesë në tryezë të rrumbullakët për projektin “Shtëpi e sigurt”, ku foli edhe për aksidentet në trafik dhe sigurinë në komunikacionin e vendit.

Spasovski nuk tregoi se kur do të ndodhin ndryshimet ligjore, por theksoi se nevojitet rritje e vetëdijes publike dhe kulturës në komunikacion.

Ai tha se në bulevardin “Boris Trajkovski” nga janari deri në muajin maj janë shqiptuar 369 dënime për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa informoi se njëri nga viktimat që pësoi mbrëmë në aksident trafiku, ka pasur 16 dënime nga janari i këtij viti.

“Gjithë kjo tregon sa duhet të jemi të ndërgjegjshëm se si duhet të sillemi në komunikacion. Apeloj tek të gjithë qytetarët të mendojnë fëmijët e tyre kur ulen pas timonit”, tha Spasovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat