Dy shtetas të Shqipërisë të dyshuar për tregti me marihuanë në Gostivar

Maqedonia

Dy shtetas të Shqipërisë të dyshuar për tregti me marihuanë në Gostivar

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:28
Policia

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka ngritur procedurë ndaj dy personave, shtetas të Republikës së Shqipërisë, për veprën penale prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim të mjeteve narkotike.

Të dyshuarit më 11 qershor kanë lëvizur me makinë të tipit “Golf” me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit rutinor nga ana e policisë është gjetur një çantë në të cilën ka pasur afro 2 kg marihuanë.

Të dyshuarit drogën në Maqedoninë e Veriut e kanë futur përmes vendkalimit Blato-Dibër, me qëllim që t’ia shesin një blerësi nga Gostivari.

Dy të dyshuarve u është caktuar masa e paraburgimit 30 ditorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat