Thuajse e vendosur, ska datë për negociata për Maqedoninë!

Maqedonia

Thuajse e vendosur, ska datë për negociata për Maqedoninë!

Nga: Z.M. Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:29
Takimi Zaev - Merkel në Gjermani

Takimi i sotëm mes delegacionit të Maqedonisë në Gjermani me kancelaren gjermane Angela Merkel ka frenuar efuorinë e Maqedonisë për marrjen e datës për fillim të negociatave, të paktën jo në qershor e korrik, shkruan gazeta Botasot.

Kancelarja gjermane, Merkel e ka njoftuar kryemnistrin e Maqedonisë, Zoran Zaev se Bundestagu gjerman në muajin shtator do të marrë vendimin për dhënien e pajtueshmërisë për fillimin e negociatave mes Maqedonisë se Veriut dhe Bashkimit Evropian.

"Maqedonia e Veriut ka realizuar atë që është pritur ndërsa këtë çështje Berlini e sheh pozitivisht” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria e Shkupit. 

Vetë kryemnistri Zaev është shprehur se Maqedonia e Veriut ka besim të madh tek Gjermania dhe kancelarja Merkel, kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të BE-së me Ballkanin.

Përmes një postimi në faqen e Qeverisë, kreu Shkupi zyrtar është i bindur se vendi do ti fillojë negociatat këtë vit.

"Na gëzon fakti se në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Gjermane ka qëndrim pozitiv për vendin tonë në raport me fillimin e bisedimeve për antarsim në BE dhe se duhet të respektohen procedurat dhe proceset demokratike të cilat do t’i mundësojnë Bundestagut që të miratojë vendim pozitiv në shtator”- thuhet në komunikatën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. 

Edhe nga zyra e kancelares Merkel kanë lëshuar komunikatë për takimin Zaev- Merkel ku thuhet:” Gjermania bashkë me Francën kanë vendosur një qëllim. Përforcimin e stabilitetit në rajonin ballkanik. Hap i rëndësishëm për këtë ishte zgjidhja e kontestit të emrit “Maqedonia”. Nën mbykqyrjen e KB-ve, vendi ballkanik nga shkurti, 2019 u riemërua në “Maqedonia e Veriut”, me çka morri fund kontesti me Greqinë që zgjati nga viti 1991”.

Edhe kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk gjatë ditës së djeshme tha se se tanimë nuk diskutohet nëse dhëna e datës do të ndodhë, por se kur do të ndodhë. Ai u shpreh se Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që u kërkua nga KE por kjo nuk mjafton për të bindur vendet anëtare të arrijnë konsensus për dhënien e datës për bisedime këto ditë. 

Sidoqoftë, vendimi negativ eventual nga Këshilli Europian rrezikon që qeveria e Zaevit të bie dhe të shkohet në zgjedhje të parakoheshme parlamentare, gjë e cila vazhdimisht kërkohet nga partitë opozitare në Maqedoni./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat