Zaev: Duhet të respektohen proceset demokratike, Bundestagu do të vendos në shtator

Maqedonia

Zaev: Duhet të respektohen proceset demokratike, Bundestagu do të vendos në shtator

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:20
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev përmes një video-deklarate ka folur për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, që sot u realizua në Berlin.

Zaev thotë se me Merkelin ka pasur takim miqësor, me të cilën kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët.

“Merkel më informoi se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për miratimin e nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për zgjerimin e Unionit. Në takim Merkel tha se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar atë që është pritur”, thotë Zaev.

Ai shton se ia ka konfirmuar besimin kancelares gjermane Angela Merkel dhe mbështetjen për politikat e saj për zgjerimin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Në takim theksuam faktin që Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka qëndrim pozitiv për vendin tonë në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe se duhet të respektohen procedurat dhe proceset demokratike, që do të mundësojnë Bundestagu në shtator të sjell vendim pozitiv”, thotë Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat