Komunat t’i përmirësojnë shërbimet për qytetarët

Maqedonia

Komunat t’i përmirësojnë shërbimet për qytetarët

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:29
Foto

Për një decentralizim të suksesshëm të vetëqeverisjeve lokale, nevojitet një administratë efikase për të ofruar shërbime me kohë për qytetarët. Përveç faktit që administratorët komunal duhet me më shumë seriozitet t’i rreken punës, përfaqësuesi i Brukselit autoritetet maqedonase i porositi që të jenë financiarisht të pavarur , nuk ka vend për borxhe të reja në arkat komunale.

Atë do ta kërkojmë në negociata, por edhe qëndrueshmëri financiare – komunat të kenë mjete të mjaftueshme financiare, me ndihmën e pushtetit qendror ose nga të ardhurat e tyre. Nuk duam të shohim përsëri masa si ajo kur Qeveria e morri mbi vete borxhin e akumuluar”-tha Frenk Janmat – delegacion i BE-së.

Petre Shilegov, i cili është në krye të BNJVL-së, nuk e përjashtoi mundësinë që edhe këtë vit komunat të kërkojnë para nga Qeveria.

E di që kemi vështirësi në pothuajse të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale për shkak të keq-menaxhimit të tyre në të kaluarën dhe marrjen e detyrimeve që nuk kanë mundur t’i përballojnë”-theksoi Petre Shilegov, kryetar i BNJVL-së.

Ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu pranon se ligji ekzistues për vetëqeverisje lokale ka dobësi. Do të punohet – për korrigjimin e tij eventual nëse ka marrëveshje politike për këtë.

Deri në fund të këtij viti ne duhet të dalim me analizë për mënyrën e shpërndarjes së bllok-dotacionet në njësitë lokale, sepse tani vlerësohet mënyra aktuale e financimit të institucioneve në vend të kompetencave të deleguara në komuna”-tha Suhejl Fazliu,  ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

Vitin e kaluar qeveria u shpërndau 50 milion euro komunave për të reduktuar borxhet, por autoritetet theksuan se një gjë të tillë nuk do ta bëjnë për herë të dytë. Këtë vit, e njëjta metodë, jo vetëm që disa kryetar komunash paratë e qytetarëve i harxhojnë në mënyrë joekonomike, por marrin edhe borxhe të reja joproduktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat