Sijarto: Gruevski na jep informacione për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Sijarto: Gruevski na jep informacione për Ballkanin Perëndimor

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:58
Peter Sijarto

Peter Sijarto, shefi i diplomacisë hungareze, mbrojti azilin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Kuvendin hungarez, si dhe takimin e tij sekret me zëvendës sekretarin e shtetit të MPJ-së hungareze në një apartament në Budapest, duke thënë se ish-deputeti dhe kryetari nderi i VMRO-DPMNE-së ka dhënë informacione mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sijarto në pyetjen e deputetëve nga opozita hungareze u përgjigj se ata po komunikojnë për të marrë, siç tha ai, informacionin më autentike rreth asaj që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, duke pasur parasysh 10 vjet eksperiencën e tij si kryeministër.

“Ne rregullisht flasim me të dhe nuk mendoj se është e rëndësishme ku mbahen takimet”, tha ministri i jashtëm i Hungarisë.

Ai shtoi se dënimi me burg dhe arratisja e Gruevski është një standard i dyfishtë “sepse kryeministri aktual Zoran Zaev u akuzua për korrupsion, por u fal nga presidenti i shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat