Shëndetësia shmang përgjigjen për Revizionin

Maqedonia

Shëndetësia shmang përgjigjen për Revizionin

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:15
Ministria e Shëndetësisë

Në afat prej 90 ditësh që nga marrja e raportit përfundimtar të revizionit, Ministria e Shëndetësisë është e detyruar që ta njoftojë Revizionin Shtetëror mbi ecurinë e procesit të ndërmarrjes së masave të cilat figurojnë në raportin e revizionit. Megjithatë dikasteri i Shëndetësisë nuk shpalos mbi atë se kush do të bartë përgjegjësi për lëshimet dhe parregullsitë e konstatuara nga revizioni, marrë parasysh faktin se raporti i revizorit prek Todorovin, Taravarin, Çakarovskin dhe Filipeçn.

Ministria e Shëndetësisë

“Personat udhëheqës të secilit organ i cili është subjekt i revizionit janë përgjegjës për saktësinë dhe përmbajtjen e formës së raporteve financiare dhe informatat tjera të mbetura. Përgjegjësi e organit i cili është lëndë e revizionit është që të zhvillojë kontroll të përshtatshëm intern për mbrojtjen e resurseve të veta”.

Ditë më parë Revizioni Shtetëror publikoi një sërë parregullsish të të hasura gjatë kontrollit në këtë institucion. Gjatë vitit 2017 MSH kishte paguar 5,823 milion denarë për angazhimin e 16 personave me kontratë në vepër. Angazhimin e 47 personave të tjerë për të cilët janë paguar 6,833 milion denarë pa mos ekzistuar dokumentacion nëse këta persona ndonjëherë janë paraqitur në vendin e tyre të punës, e as që kanë ekzistuar në aktin e sistematizimit për një vit të tërë. Poashtu revizioni kishte konstatuar se në kuadër të programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, dikasteri i Shëndetësisë kishte paguar mjekë të huaj në vlerë prej 40 milion denarësh për aktivitete të cilat nuk kanë zgjatur më shumë se 8 ditë, ndërkaq marrëveshja parashihte  angazhim një mujor të tyre. Parregullsi ishin konstatuar edhe në programin për mbrojtjen e e personave nga sëmundjet që kanë varshmëri, poashtu në programin për pengimin e përhapjes së tuberkulozit si dhe shumë programe të tjera të cilat po zhvillohen në kuadër të ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat