Maqedonia në fazën e verdhë, mjekët bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet

Maqedonia

Maqedonia në fazën e verdhë, mjekët bëjnë thirrje që të respektohen rekomandimet

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:30
Moti i nxehtë

Moti i nxehtë ka përfshirë vendin tonë. Temperaturat afrohen deri në 40 gradë celsius. Ministria e Shëndetësisë ditën e sotëm dhe nesër i ka shpallur si faza e verdhë.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta. Pa nevojë të mos dilet në diell nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

“Është e nevojshme të pihen shumë lëngje, më shumë ujë se zakonisht dhe të shmangen pijet alkoolike. Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihet në makinat e mbyllura”, tha Mihail Koçubovski nga Komisioni për monitorimin e gjendjes dhe efektet e temperaturave të larta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat