Pendarovski: Ne kemi përmbushur tonën, tani ka ngel që BE të përmbush premtimin

Maqedonia

Pendarovski: Ne kemi përmbushur tonën, tani ka ngel që BE të përmbush premtimin

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:41
Stevo Pendarovski

Është e rëndësishme për opinionin në Maqedoni që të dijë se nëse nuk marrim datë tani, në qershor apo korrik, nëse e marrim në vjeshtë, nuk do të ndodhë për atë se nuk jemi të përgatitur për atë, çka e konfirmuan edhe në BE, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë AIM-në.

“Nuk ka një shtet anëtare që thotë se Maqedonia duhet të kryejë punë të tjera, krimin e organizuar, korrupsionin, reformën në media, administratë, madje as të mos e përmendë ligjin për PSP-në si kusht. Të gjithë thanë se janë bërë. Do të ishte për shkak të dinamikës së brendshme politike të disa vendeve dhe për shkak të orarit të punës”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi deklaratën e djeshme të kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk se ne kemi përmbushur tonën, ndërsa tani ka ngelur që BE të mbajë premtimin. Ai tha se është e diskutueshme, legjitimiteti dhe besueshmëria e BE-së.

Pendarovski konsideron se nuk ka rreziqe për situatën e brendshme politike të vendit.

“Ne jemi shteti politik më i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Brenda Maqedonisë nuk ka rreziqe. Për shkak se faktori politik shqiptar është i integruar si në Qeverinë ashtu edhe në institucionet. As opozita shqiptare, as ajo maqedonase nuk janë jashtë institucioneve, parashikimi im është se ata nuk do të shkaktojnë probleme, sepse nuk marrim datë tani”, vlerëson Pendarovski.

Ai gjithashtu vlerëson se nuk do të ketë tensione të sigurisë, por është e mundur të rritet euroskepticizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat