Arsovski: Zaev dhe LSDM nuk e kanë ndërmend të “fshinë”

Maqedonia

Arsovski: Zaev dhe LSDM nuk e kanë ndërmend të “fshinë”

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 19:42
Dimçe Arsovski

Zoran Zaev siguroi mbështetjen e partisë për krimin, korrupsionin dhe plaçkitjen e të gjithë vendit. Zoran Zaev në mënyrë jo transparente dhe jashtëzakonisht jodemokratike, i zgjodhi të dëgjuarit e tij të cilët do të duhej ta ndihmonin atë të ruante pozitën e tij pasi që do të mundet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që janë të pashmangshme, thotë Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM.

“Zoran Zaev dhe LSDM nuk kanë ndërmend të “fshin” as në parti as në qeveri.

Siç kemi përmendur në konferencat e më hershme dhe prezantimet tona për shtyp, shkarkimi i organeve partiake në LSDM dhe shkarkimi i kryetarëve të organeve komunale është thjesht një teatër i zakonshëm për të manipuluar qytetarët dhe publikun dhe për të menduar se diçka mund të ndryshojë në parti dhe në qeveri”, tha Arsovski.

Ai theksoi se fakti dhe gjendja reale në LSDM janë të tjera.

Ai shtoi se 30 kryetarët e rinj të organet komunale në LSDM janë vetëm pjesë e teatrit të Zoran Zaev dhe partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat