Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me nënkryetarët e partisë, sot është takuar me koordinatoret e caktuar nëpër degë për organizimin e zgjedhjeve brenda partiake. Në këtë takim është biseduar për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha 31 degët e BDI-së, pas së cilit proces do të pasojë edhe kongresi partiak.
Pas realizimit të kuvendit të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor në frymë demokratike dhe një atmosferë spektakolare, BDI me sukses do të realizojë edhe këtë proces kaq të rëndësishëm, që do të ndikojë në zhvillimin dhe rritjen e partisë.
Ndryshe, me vendim të kryesisë u caktuan 31 koordinatorët, proces i cili planifikohet të përfundojë në muajin tetor dhe më pastaj të pasojë kongresi i partisë.