“Titanik 3”, mungon dëshmitarja kyçe

Maqedonia

“Titanik 3”, mungon dëshmitarja kyçe

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:37
“Titanik 3”,

Po përfundon procesi gjyqësor për rastin “Titanik 3” ku të akuzuar janë funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Sot përfundoi dhënia e dëshmisë nga dëshmitarët. Në gjykatë nuk u dëgjua vetëm dëshmia e Resmie Budlimovës. Ajo ka dhënë deklaratën e saj në Prokurorinë Speciale, por me fillimin e gjykimit, ajo u martua dhe u shpërngul në Gjermani dhe nuk është e kapshme për të dëshmuar në gjykatë. Ajo e ka dëshminë kryesore që tregon keqpërdorimet zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale në Çair në vitin 2013. Me kërkesë të PSP-së, gjykata sot lejoi të lexohet dëshmia e saj.

Dëshmia

“Unë nuk e di çfarë cilësie kishte Ejupi e çfarë Ismeti në Komisionin zgjedhor komunal Çair, por përveç që ata hynin shumë shpesh, prej tyre unë dhe një tjetër u pyetëm a mund t’ju ndihmojmë të bëhet ndonjë “dallavere”. E di se u përgjigjëm se një gjë të tillë nuk do bënim as për prindin dhe se ne e bëjmë punën tonë me nderë. Nuk më kujtohet saktë momenti, por në një rast kur hyri Ejupi i mori disa procesverbale që ishin lënë për t’i futur në kompjuter, ai u përpoq t’i fshehë, nuk më kujtohet nëse i fshehu nën pallto dhe doli jashtë. Unë nuk mundesha të reagoj dhe ta pengoj në atë që bënte ai dhe Ismet Guri i cili gjatë gjithë kohës ishte me të”.

Sipas deklaratës së dëshmitares, Alimi shpejtë i ka kthyer procesverbalet. I ka hedhur në tavolinë që ka treguar se bëhet fjalë për njerëz të fuqishëm partiak. Gjithashtu, dëshmitarja është frikësuar për sigurinë e saj dhe familjes nëse është përpjekur t’i pengojë për atë që i kanë kthyer procesverbale të përmirësuara nga votimi.

Dëshmia

“Një ditë dua të kem familje më të ngushtë dhe vërtetë kam frikë nëse dikush nga të dyshuarit do kuptojë për deklaratën time, çfarë mund të më bëjnë, e sidomos siç thashë, kam frikë për sigurinë e babait tim dhe familjes. Nëse ka mundësi të mbrohet familja ime, ju lutem ta bëni këtë”.

Gjykimi i rastit “Titanik 3” vazhdon më 19 gusht, për shkak se njëra nga gjykatëset udhëton për në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat