Ja sa banesa ne total janë ndërtuar vitin që kaloi në Maqedoni

Maqedonia

Ja sa banesa ne total janë ndërtuar vitin që kaloi në Maqedoni

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:53
Ilustrim

Gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar gjithsej 2.209 objekte, ndërsa janë përfunduar gjithsej 3.437 banesa të ndërtuara në subjekte afariste, ndërsa në regji individuale janë ndërtuar 1.717 objekte dhe janë përfunduar 1999 banesa, kumtoi Enti shtetëror për statistika.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, në vitin 2018, subkektet afariste të cilat merren me veprimtari ndërtuese kanë kryer punë ndërtimore në vlerë prej 29.320.988 mijë denarë. Prej tyre, 11.527.868 mijë denarë janë për objekte në pronësi individuale.

3.437 banesat e ndërtuara janë me sipërfaqe të përgjithshme prej 227.797 m2, prej të cilave 3.413 janë në pronësi individuale.

Sipërfaqja e shfrytëzueshme mesatare e banesave të përfunduara është 66,3 m2.

Tek objektet e ndërtuara në regji individuale sipërfaqja e përgjithshme e 1999 banesave të përfunduara paraqet 233.015 m2, prej të cilave 113 janë banesa me shtëpiza vikendi me sipërfaqe të përgjithshme prej 8.944 m2.

Vlera e punëve të kryera ndërtimore është 8.216.669 mijë denarë.

Gjatë vitit të kaluar më së shumti është ndërtuar në rajonin e Shkupit, më pas në atë të Pollogut, në Rajonin jugperëndimor dhe atë lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat