Kim Mehmeti: Ja çfarë mendim kam për BDI-në

Maqedonia

Kim Mehmeti: Ja çfarë mendim kam për BDI-në

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:20
Kim Mehmeti

Publicisti dhe shkrimtari i njohur nga Shkupi Kim Mehmeti, ka bërë publike disa pikëpamje të tij mbi Bashkimin Demoktarik për Integrim, duke i’u përgjigjur kështu edhe pyetjes së shumë gazetarëve.

“Më pyesin gazetarët ç’mendim kam lidhur me bisedat e përgjuara telefonike, që tregojnë se si drejtuesit e BDI-së na shajnë me të gjallë e të vdekur dhe si tallen me shqiptarët e Maqedonisë?! Vallë meritojmë diçka tjetër, përpos sharjeve e përbuzjes ne, të cilëve na ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ekzekutimi i Harun Aliut me shokët, ‘Enciklopedia maqedonase’ që fyente shqiptarët, ‘Monstra’, ‘Shkupi 2014’, nata tragjike e Kumanovës, e që vazhduam t’i votonim kryesuesit e BDI-së, ata që kurrë nuk e fshehën përbuzjen dhe mospërfilljen ndaj popullit të vetë!?

Dhe a ka sharje më të mëdha se sa mospërfillja e përbuzja që ata tregonin ndaj nesh, duke na trajtuar si një turmë që harron të keqen që ia bënë sot, vetëm nëse nesër i afron pak ‘tagji’ nga ‘grazhdi’ shtetëror!? Sikur ata ta dinin se ne nuk e falim përbuzjen, se nuk shitemi për një ‘thes me miell’ dhe se nuk e harrojmë të keqen që na e bëjnë ata që vlerë të vetmen kanë votën e popullit, drejtuesit e BDI-së lë që prej moti nuk do guxonin ta kërkonin përkrahjen tonë, por as që do u shkonte ndërmend të hapnin seli partiake nëpër vendbanimet shqiptare!

Andaj unë nuk ndjehem keq pse më shajnë e më përbuzin, por pse nuk na u dhimbsën të rinjtë shqiptarë, që viteve të kaluara u gjakosën e u burgosën, e ne në heshtje i harruam, duke u duartrokitur e duke i votuar ata që duhej të na mbronin, ata që me vite ndërtonin regjimin antishqiptar DPMNE-BDI, regjim që ngriti shtet për kriminelë e huliganë, ata që edhe sot, me votën tonë, janë bërë pjesë e ‘qeverisë reformuese’ të LSDM-së dhe që e vazhdojnë talljen dhe përbuzjen ndaj nesh duke thënë se do bëjnë ‘pastrime partiake!”(Kim Mehmeti).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat