Bekteshi: Pa ndihmën e akademikëve, zhvillimi është i pa mundur - Bota Sot
Bekteshi: Pa ndihmën e akademikëve, zhvillimi është i pa mundur

Maqedonia

Bekteshi: Pa ndihmën e akademikëve, zhvillimi është i pa mundur

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 00:46
Kreshnik Bekteshi

Konferenca e tretë ndërkombëtare “Nga Tranzicioni deri në Zhvillim”, u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore, e cila ka për qëllim që të nxjerr në pah sugjerime të reja për zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se kanë filluar një sërë masash për ta përmirësuar gjendjen, por shtoi se pa bashkëpunimin akademikëve kjo gjë është e paarritshme.

“Nëpërmes këtyre konferencave do të dalin ide të reja sugjerime të reja për mënyrën e politikë bërjes në vend për mënyrën e marrjes së politikave, pra sugjerime edhe për ministrinë e Ekonomisë për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, por njëkohësisht edhe sugjerime për mënyrën se si do të rrisim bashkëpunimin në vend”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ndërsa rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Abdulmenaf Bexheti theksoi se kjo konferencë ka karakter ndërkombëtar, në këtë konferencë siç tha rektori i UEJL-së, ka një pjesëmarrje shumë të gjerë dhe ka një strukturë laramane të mirë të temave të cilat janë të ndara në gjashtë sesione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...