FFM: Gjuha e urrejtjes nuk guxon të luaj në terrenin tonë

Maqedonia

FFM: Gjuha e urrejtjes nuk guxon të luaj në terrenin tonë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:17
Ezgjan Alioski

Federata e Futbollit në Maqedoninë e Veriut (FFM) ka reagur me një status në Facebook për skandalin ndaj lojtarit të përfaqësues, Ezgjan Alioski i cili u dëbua nga një lokal në Prilep, vetëm se me të familjes foli shqip.

“Ne si federatë dhe si institucion, me gjithë përgjegjësinë sociale e që kujdesemi për zhvillim të vlerave pozitive, gjithmonë do të qëndrojmë në anën e respektit dhe trajtimit të drejtë, pa marrë parasysh fenë, kombësinë, racën apo ngjyrën e lëkurës. Gjithë reprezentatuesit tanë që me krenari e veshin bluzën tonë, janë ambasadorë tanë krenarë dhe e meritojnë respektin maksimal” thonë nga FFM-ja.

Përndryshe, Ezgjan Alioski pas ngjarjes ka marrë pjesë në një aktivitet humanitar në Prilep ku ka mbledhur fonde për Dejanin e vogël i cili vuante nga kanceri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat