Në Shkup më 22 qershor do të mbahet “BBQ JAM"

Maqedonia

Në Shkup më 22 qershor do të mbahet “BBQ JAM"

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:33
BBQ JAM

Jetojmë në një kohë dinamike dhe mendojmë se të gjithë ne kemi nevojë për relaksim të plotë ku mund t’i pushojmë të gjitha shqisat. Siç thot dhe motoja e ngjarjes – “Për zemrën tënde nëpërmjet stomakut dhe veshët, kënaqësie plotë pët të gjitha shqisat”

Shkupi BBQ JAM është një platformë e re sociale-kuzhinare muzikore që do të mbahet më 22 Qershor në Qendrën Kulturore Rinore (tek parku, mbas QKR-së), organizuar nga QKR-ja, Funky Fresh dhe WHY Creative.

“Në ngjarjen kulturore do të kemi mundësinë të shijojmë barbecue menunë krijuar nga kuzhinierët tanë më të famshëm të Shkupit, ku do të performojnë dy artistë të huaj dhe dymbëdhjetë artistë vendas në një ambient të relaksuar gjatë gjithë ditës me shumë ushqime dhe muzikë, gaming-zonë, chillout-zonë, dancing-zonë dhe aktivitete të ndryshme për shijen e çdokujt dhe çdo moshë. Natyrisht, kjo ngjarje nuk do të ishte e plotë pa ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre QKR-ja dhe FUNKY FRESH!” thonë organizatorët.

Ushqim të shumëllojshëm dhe të shpejtë, të përgatitur nga kuzhinierët tanë: 
• Fat Cacko (Fat Kitchen)
• Gatuajmë me Fiçon (Madzo 2.0)
• Dragana (Vegan 365 Kitchen)
• SofkaBotanika)
• Stefan(MS fish & Chips)
• Shele (Toto Daily)

Përzgjedhje e shkëlqyer muzikore nga artistë vendas dhe të huaj, duke filluar nga ora 14:00 deri në ora 01:00.
Headliners:
• DJ Flip ( IRL )
• DJ VADIM ( RU )

Artistsat vendas:
• DJ Ariton
• DJ Chvare
• DJ Double G
• DJ Goce
• DJ Hypertech
• DJ Ilich
• Natty Fiyah SS
• DJ Oky Doky
• DJ Slave
• DJ Shtrajk

Why Creative është agjenci marketingu nga Shkupi, e cila ekziston dhe krijon më 3 vjet e locuar në shpirtin e “Debar Mahallës”. Një ekip multi-kulturor, i talentuar dhe ambicioz. Ata kanë një qëllimPunë me cilësi të lartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat