Tërmet në Strugë dhe Ohër

Maqedonia

Tërmet në Strugë dhe Ohër

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 09:58
Foto Ilustrim

Një tërmet prej 3.8 shkallëve të Rihterit është ndjerë mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate. Tërmeti ka shqetësuar qytetarët e Ohrit dhe Strugës.

Sipas shkallës evropiane makrosezmike, epiqendra ka qenë në afërsi të aeroportit të Ohrit, në afërsi të fshatit Orovnik, dy kilometra ndër tokë.

Nuk ka informacione për dëmtime materiale.

Kohëve të fundit ka pasur një nivel të shtuar të tërmeteve në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat