Thirret në bisedë informative pronari i kafenesë ku ndodhi problemi me Alioskin

Maqedonia

Thirret në bisedë informative pronari i kafenesë ku ndodhi problemi me Alioskin

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:31
Thirret në bisedë informative pronari i kafenesë ku ndodhi problemi me Alioskin

Të punësuarit në kafenene “La Strada” në Prilep kanë reaguar keq ndaj futbollistit Ezgjan Alioskit pasi i njejti me të afërmit ka folur shqip në këtë kafene.

Pronari i kësaj kafenejë është thirrë mbrëmë në polici për bisedë informative, pas kallëzimit që është bërë nga lojtari Alioski.

“Më herë gjatë ditës ne kemi pasur të rezervuar disa tavolina për një grup të motoristëve që kanë pasur të ndalojnë në objektin tonë. Në njërën nga këto tavolina ka qenë i ulur Alioski me shokët e vetë. Ju është thënë vetëm që të ndërrojnë tavolinën. Nuk ju është thënë që të ngrihen mënjëherë, nuk ju është thënë diçka ofenduese e as janë larguar nga lokali. Mundet që për mungesë komunikimi në maqedonisht, ka ndodhur mosmarrëveshja dhe ata e kanë kuptuar ashtu që kinse ne ju kemi thënë të largohen nga lokali. Tre herë kam kërkuar falje por ishte e kotë. As si njeri, as si pronar nuk kam pasur problem me nacionalizma në lokal” ka thënë për Nova Tv, pronari i “La Strada”, Oliver Nikolloski.

Kjo ngjarje në Prilep ka bërë bujë nëpër gjithë mediat në Ballkan si një gjest i pahijshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat