Zaev: Gruevski ka ikur nga Maqedonia i fshehur në bagazhin e veturës

Maqedonia

Zaev: Gruevski ka ikur nga Maqedonia i fshehur në bagazhin e veturës

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:47
Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për gazetën ditore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) ka treguar më shumë detaje për ikjen e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Zaev ka thënë se për Gruevskin Prokuroria ka pasur paramendime por jo fakte për të hetuar.

“Me ashensor ka zbritur në garazhën e ndërtesës dhe është futur në bagazhin e veturës me të cilën ka kaluar kufirin drejt Shqipërisë ku e kanë pritur zyrtarë të ambasadës së Hungarisë” tha Zaev për FAZ.

Përndryshe, Gruevski para disa ditëve dha dorëheqje nga posti i deputetit pasi në Hungari ai e ka marr statusin e azilantit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat