ABS në debatin parlamentar për Ligjin e lojërave të fatit: Ligji de fakto do të le 7.700 njerëz pa punë

Maqedonia

ABS në debatin parlamentar për Ligjin e lojërave të fatit: Ligji de fakto do të le 7.700 njerëz pa punë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:24
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore

Sot Asociacioni i Bastoreve Sportive (ABS), e përfaqësuar nga kryetari Vasko Ilieski dhe përfaqësuesit e gjashtë anëtarëve të përfaqësuar në Diskutimin publik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore për propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese.

Në rend dite ishin propozim ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërave argëtuese që parashohin dislokimin e hapësirave ku realizohen lojërat e fatit 500 metra më pak në linjë hapësirore nga shkollat, fakultetet, universitetet, institucionet, bibliotekat, kopshtet e fëmijëve, jetimoret, etj.

ABS vlerëson se ndryshimet e ligjit do të nënkuptonin mbylljen e plotë të gjitha bastoreve në territorin e krejt shtetit.

“Kjo gjë duhet që të jetë e qartë në mënyrë kristale dhe dua që të gjithë ta dinë. Edhe pse de jure ligji nuk parasheh mbylljen, de fakte do të ndodh fshirjen e një dege të ekonomisë dhe brenda natës 7700 njerëz do të ngelin pa punë”, potencoi Ilieski gjatë fjalimin dhe shtoi se këto propozim ndryshime do të nxisin bastin ilegal, ndërsa industria nga e rregulluar do të kaloje në industri të parregulluar dhe do të hapet rruga e “ tregut të zi”.

Në fjalimin e tij, kryetari i ABS, Vasko Ilieski theksoi se në pajtim me Ligjin aktual, çështja e ndalesës së pjesëmarrjes së adoleshentëve në lojërat e fatit dhe ndalesën për hyrje në hapësirat ku realizohen lojërat e fatit është e rregulluar në tërësi. Në nenin 20 qëndrimi 1 nga Ligji është shënuar se “ personat më të rinj se 18 vjeç nuk munden që të marrin pjesë në lojërat e fatit, ndërsa dënimet për mos respektimin e këtij neni janë të larta”.

“Bastoret në tërësi e respektojnë këtë ligj dhe në mënyrën më të ashpër kemi qenë të kujdesur që të mos ketë shkelje. Ne nuk kemi asnjë interes që në objektet tona të futen persona më të rinj se 18 vjeç, po e zbatojmë me përpikmëri Ligjin. Si Asociacion jemi të përgatitur që të pranojmë kontroll edhe më të rreptë, rregullim më të rreptë dhe dënime për shkeljen e këtij ligji”, theksoi Vasko Ilieski në debatin e sotëm parlamentar.

Në debatin e sotëm, në ftesën e ABS mori pjesë edhe Zoran Puhaç, Sekretar i përgjithshëm i Organizatës Evropiane të Lojërave të Fatit (EOGL) me seli në Bruksel e cila i paraqet lojtarët evropianë dhe bastoret të licencuara dhe rregulluara me të drejtën e BE-së, ku qëllimi i saj primar është promovimi i mjedisit të sigurt të lojërave të fatit, mbrojtjes së adoleshentëve, edukim të punësuarve për njohjen e varësisë nga lojërat e fatit e të tjera.

“Për 11 vite në mënyrë intensive të vëzhgimit të problemit me bastet e përgjegjshme në Evropë dhe në botë, nuk kam gjetur asnjë hulumtim relevant e cila do ta lidhte largësinë e objekteve të lojërave të faktit me cilin do lloj sjellje patologjike. Ligjet në shtetet e zhvilluara nuk kanë kufizime të këtilla, pasi që është konstatuar se largësia nuk lidhet me pjesëmarrjen e adoleshentëve në lojërat e fatit. Të gjitha ligjet moderne shkojnë në ndalesë të plotë të pjesëmarrjes së adoleshentëve duke i sanksionuar shkelësit e ligjit”, deklaroi Puhaç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat