Deskoska për qëndrimin e Holandës për mos dhënien e datës pa PSP-në: VMRO-DPMNE-së iu është bërë e ditur

Maqedonia

Deskoska për qëndrimin e Holandës për mos dhënien e datës pa PSP-në: VMRO-DPMNE-së iu është bërë e ditur

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:42
Renata Deskoska

Vetëm nga VMRO-DPMNE dhe qëndrimi i tyre ndaj të ardhmes së PSP-së varet nëse Holanda do të miratojë datën për negociata me BE-në, tha për “SDK” ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, pasi që dje nga qeveria holandeze theksuan se insistojnë në miratimin e shpejtë të ligjit që do të siguron ndjekjen penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Sipas saj, tani data varet nga pëlqimi i liderit të partisë Hristijan Mickoski për të pranuar ligjin e propozuar për statusin e PSP-së, i cili zhbllokon duart e tij për të përfunduar hetimet e filluara dhe për të ndjekur korrupsionin e tanishëm të lartë.

Deskoska tha se pengesë tjetër nuk ka dhe ajo personalisht nuk ka ndërmend të bëj lëshime ndaj kërkesave të negociatorëve të opozitës VMRO-DPMNE për të dhënë amnisti për të akuzuarit dhe të dyshuarit zyrtarët të partisë. Ekipi negociator i VMRO-DPMNE-së udhëhiqet nga deputeti Antonio Milloshoski, i cili vetë është një nga të dyshuarit në hetimin e PSP.

“Gjatë gjithë periudhës së kaluar ne theksuam rëndësinë e këtij ligji dhe i kërkuam VMRO-DPMNE-së që ta vendos të ardhmen evropiane të vendit përpara interesave personale të individëve në partinë e tyre. Shpresoj se ky mesazh nga Haga do të merret seriozisht dhe do të sillet me përgjegjësi ndaj shtetit”, tha Deskoska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat