Në Berlin s’ka dilema rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Në Berlin s’ka dilema rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:57
Berlini

Në Berlin nuk ka dilemë lidhur me përparimin e Maqedonisë së veriut drejt BE-së. Është më e sigurt se Shqipëria, për shkak të krizës politike, do të bjerë nga paketa, shkruan agjencia gjermane e lajmeve “DPA”, përcjell AIM.

Siç njoftoi të hënën “Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, pavarësisht kritikave nga CDU konservatore, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas vazhdon të avokojë hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai tha se vendimi mbi këtë temë nuk do të merrej në takim të ministrave të jashtëm të BE javën e ardhshme.

“Ne duam të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha një politikan nga radhët e Socialdemokratëve gjermanë të enjten.

Duke pasur parasysh rezistencën e Francës ndaj një lëvizjeje të tillë, Maas tha se mund që edhe më vonë të vendoset kur të ketë mundësi për të bindur udhëheqësit skeptikë.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së në Bundestag, Johan Vadefull, tha se pavarësisht nga këto qëndrime, Parlamenti do t’i japë dritën jeshile qeverisë edhe në fund të shtatorit.

Kuvendi holandez votoi të mërkurën për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut, por jo me Shqipërinë. Vendimin përfundimtar BE do të sjellë në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat