BDI-ja nuk komenton largimin e Hajrulla Misinit

Maqedonia

BDI-ja nuk komenton largimin e Hajrulla Misinit

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:20
Pamje nga takimi

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk komenton largimin e ish deputetit dhe ish zyrtarit të kësaj partie Hajrulla Misini, i cili konfirmoi për TV ALSAT largimin e tij nga BDI-ja për shkak të pakënaqësive. Pavarësisht ikjes së Misinit i njohur si komandant Shpati, në partinë e Ahmetit thonë se nuk kanë largime të anëtarëve dhe zyrtarëve. Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta, thotë se në këtë parti kanë filluar proceset për zgjedhje të brendshme dhe së shpejti do zgjidhen të gjitha organet partiake dhe do të shkohet në Kongres. Sipas Bejtës zgjedhjet brenda partiake nuk kanë të bëjnë me “bombat” që publikohen nga El Cheka.

Në kongres, i cili është organ më i lartë i partisë, do ti diskutojmë të gjitha mangësitë dhe të arriturat e BDI-së. Besojmë pas kongresit BDI do të dalë partia më e bashkuar dhe më e fuqishme. Nëse ka nga përgjimet diçka që është e lidhur me institucionet shtetërore dhe i është bërë dëm shtetit dhe shoqërisë atëherë le të bëjnë punën e vetë institucionet e shtetit, ndërsa, për bisedat private nuk kam unë çka të diskutojë”-tha Nevzat Bejta, BDI.

Ditë më parë BDI-ja caktoi koordinator të degëve dhe nëndegëve të partisë për organizimin e zgjedhjeve brendapartiake pas siç theksuan nga kjo parti skadimit të mandatit të kryetarëve vitin e kaluar. Ndërkohë partia e Ahmetit është duke vazhduar negociatat me partnerin e koalicionit qeverisës për riformatimin. Përveç për ndërrimin ministrave dhe zëvendësministrave, BDI dhe LSDM bisedojnë edhe për ndryshime të drejtorëve, të cilët nuk kanë treguar rezultat të duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat