Pjeshkat përfundojnë në kosh, bujku i revoltuar i pret pemët në Rosoman - Bota Sot
Pjeshkat përfundojnë në kosh, bujku i revoltuar i pret pemët në Rosoman

Maqedonia

Pjeshkat përfundojnë në kosh, bujku i revoltuar i pret pemët në Rosoman

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Pjeshkat më të bukura nga Rosomani në vend se në tryezë përfunduan në rrugë për shkak të revoltës se nuk ka blerje.

Këto pemë asnjëherë më nuk do të japin fryte, sepse sot pronari i tyre i preu.

“Deri në këtë gjendje e sollën bujqësinë. Kjo është “krasitje më e mirë”. Ilaçi më i mirë, që të mos nervozohemi më”, u shpreh bujku nga Rosomani.

Zona e Rosomanit është e njohur për nga prodhimtaria e pjeshkave në Maqedoni, atje ka filluar sezoni i vjeljes së pjeshkëve. Prodhuesit nuk janë të kënaqur me çmimin e blerjes së produkteve të tyre. Thonë se çmimi është 15 denarë dhe se ky çmim nuk i mbyll shpenzimet e tyre.

“Nuk ka askush tani, vetëm kur u duhen vota, atëherë vijnë. Kur duhet për pjeshkat, për nevojat tona, askush nuk vjen”, tha bujku nga Rosomani.

Pikat e blerjes në Rosoman punojnë në mënyrë intensive. Paguhen mirë vetëm pjeshkat me cilësi të mirë – thonë atje. Situata është e ngjashme edhe në pjesën jugperëndimore të vendit. Në Prespë mollët e vjeljes së vitit të kaluar blihen për gjysmë denarë, ndërsa sasi të mëdha përfunduan në lumenjtë ose në Liqenin e Prespës, përsëri, për shkak të revoltës.

Opozita problemin e sheh në procedurat burokratike për eksportin e pjeshkëve.

“Me sjelljen e procedurave të reja burokratike nga Ministria e Bujqësisë, është vështirësuar eksporti i pjeshkave sidomos për në Rusi. Për momentin situata është alarmante në Rosoman. Edhe një herë i bëj thirrje Zaevit dhe Nikollovskit i cili ende zyrtarisht është ministër i Bujqësisë, urgjentisht të dalin në terren dhe të gjejnë masa për ta zbutur këtë situatë”, u shpreh Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM, Inxhinier Bujqësor.

Një pjesë e prodhuesve thonë se pjeshkat blihen rregullisht, ndërsa ato që hidhen në Cërna Rekë janë të dëmtuara nga breshëri. Nga vetëqeverisja lokale thonë se nuk ka probleme me blerjen e pjeshkave dhe se të gjitha pikat e blerjes punojnë pa problem. Nga LSDM-ja thanë se blerja dhe shitja e produkteve bujqësore shënojnë rritje, ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti blerja është rritur për 5,9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Siç thonë ata, i porositin OBRM-PDUKM-së që në vend se të përhapin gënjeshtra, të shohin dhe të mësojnë se çka është kujdes i vërtetë për bujqit dhe bujqësinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...