Policia paralajmëron personat që ndezin zjarre

Maqedonia

Policia paralajmëron personat që ndezin zjarre

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel qytetarëve që në stinën e verës të jenë vigjilent ndaj zjarrvënësve duke dhënë kontributin e tyre në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënëseve.

Sipas MPB-së, temperaturat e larta të ajrit ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve – thuhet në deklaratë.

Qytetarët janë të lutur që për çfarëdo rasti të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit 112, të cilin ta thërrisni pa prefiks, nga cilido vend në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat