OBRM-PDUKM: Regjistrimi do ta ketë fatin e njëjtë sikur referendumi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Regjistrimi do ta ketë fatin e njëjtë sikur referendumi

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:30
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaevi vazhdon me ridefinimin e plotë të Maqedonisë.

Sipas OBRM-PDUKM-së, gjatë ditës së djeshme ka filluar regjistrimi provë, i cili nuk zbatohet askund në Evropën demokratike.

“Zaev pa konsultime me opozitën, në mënyrë të dhunshme e bën regjistrimin e numrave amë, në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat, regjistrim që nuk do të tregojë numrin real të popullsisë që jeton në shtetin tonë”.

“Zaevi i falur dhe banda e tij kriminale duhet ta kuptojnë se regjistrimi është operacion statistikor, e jo politik. Është e palejueshme që të bëhet tregti me një operacion kyç, siç është regjistrimi prej të cilit varen politikat e ardhshme të shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se nëse Zaevi nuk tërhiqet nga kjo ide e regjistrimit, i njëjti sipas tyre do ta ketë fatin e referendumit të pasuksesshëm të ndryshimit të emrit.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në disa komuna ka filluar regjistrimi provë, ndërsa i njëjti është planifikuar të bëhet në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat