Policia vetëm dje ka dënuar 77 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Policia vetëm dje ka dënuar 77 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:31
Ilustrim

Departamenti për siguri në komunikacion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup dje (e premte) ka realizuar aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me makinat e tyre në rajonin e Shkupit.

Siç njoftojnë nga MPB, 77 shoferë janë dënuar (10 jashtë vendbanimit dhe 67 në vendbanim) për tejkalim të shpejtësisë. Policia gjithashtu ka zbuluar edhe 61 shkelje, për të cilat janë lëshuar 27 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 34 urdhërpagesa për kundërvajtje.

“Më 14 qershor 2019, Departamenti për siguri në komunikacionin në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup gjithashtu ka realizuar aksion kontrollues për shkeljet në komunikacion që bëhen nga motoçiklistët, me çka janë zbuluar 11 motoçiklist, të cilët tetë kanë qenë pa mbrojtëse për kokën dhe tre pa leje për vozitje”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se gjatë aksioni kanë zbuluar edhe 32 shkelje tjera, për të cilat janë lëshuar 32 urdhërpagesa të detyrueshme dhe 14 urdhërpagesa për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat