Shqipëria dhe Maqedonia, më të pasigurtat në rajon

Maqedonia

Shqipëria dhe Maqedonia, më të pasigurtat në rajon

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 12:28
Ilustrim

Sipas klasifikimit të revistës amerikane “Global finance” Shqipëria radhitet në vendin e 69-të në fushën e sigurisë ndër gjithsej 128 shtete. Midis vendeve të Ballkanit, Shqipëria është vendi më i pasigurt, kurse më i sigurti është Sllovenia që renditet i 12-ti.

Të parat janë Islanda dhe Zvicra, ndërsa të fundit Jemeni dhe Filipinet. Klasifikimi u realizua sipas tre treguesve – luftë dhe paqe, sigurim personal dhe fatkeqësi natyrore.

Në po këtë klasifikim Botsvana është në vendin e 41-të, ndërsa SHBA-ja radhitet në vendin e 65-të, kurse Japonia është e 43-ta. Nga Ballkani kryeson Sllovenia e 12-ta, Kroacia e 22-ta, Rumania e 33-ta, Bullgaria e 42-ta, Bosnjë e Hercegovina e 56-ta, Greqia e 57-ta, Serbia e 58-ta, Maqedonia e 59-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat