Tetovë, ekspozitë me projekte për një qytet më të bukur dhe urban

Maqedonia

Tetovë, ekspozitë me projekte për një qytet më të bukur dhe urban

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:32
Foto

Atë që vite me radhë nuk e bënë krerët e komunave të Tetovës, e kanë bërë këta të rinjë, të cilët, edhe pse të profesioneve të ndryshme, megjithatë kanë një qëllim, si të bëjnë dicka më tepër për qytetin e tyre. Kreativitetin e tyre për një Tetovë më të bukur dhe më urbane, këta të rinjë të Social Kultural Space Tetovë, e prezantuan para publikut, i cili, kërkoi që, institucionet t`i përkrahin dhe të implementojnë këto ide të bukura.

Është një projekt mjaft interesant ideor i ca të rinjëve, që zëvendëson ndoshta atë që do duhet ta bënin komunat apo institucionet. Është projekt që vlen të përshëndetet që nuk kërkon shumë investime por që i duhen qytetit tonë. Patjetër komuna dhe gjitha institucionet duhet ta përkrahin këtë projekt dhe shumë projekte të tjera”.

Është kënaqësi që rinia merr nisma të kësaj natyre që me pak mund me pak investim mund ti japin një shije të re Tetovës. Besoj se për komunën është kjo punë e vogël dhe do ketë gatishmëri ta përkrah këtë ide të rinisë në Tetovë”.

Nismëtarja e projektit, Fjolla Saiti, thotë për Alsat se ai është punuar rreth dy muaj, ndërsa qëllimi është që të bëhet dicka pozitive për qytetin.

Fillimisht ne jemi mbledhur dhe kemi diskutuar hapësirat publike, dhe atë se cka iu mungon hapësirave publike dhe kemi vendosur t`i analizojmë 12 prej tyre dhe të vendosim se cka mund të bëjmë që këta hapësira të bëhen më pozitive për banorët e qytetit-  thotë  Fjolla Saiti. Nismëtare e projektit.

Njëri nga12 projektet e punuara do të bëhet nga vetë anëtarët e organizatës, Social Kultural Space Tetovë, por fillimisht do del në votim publi kdhe pastaj do të realizohet. Në ekspozitën për një Tetovë më të mirë dhe më urbane, nuk ishin përfaqësursit e komunës së Tetovës, edhe pse me kohë ishin ftuar nga drejtuesit e projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat