Regjistrimi i popullsisë përplas partitë politike

Maqedonia

Regjistrimi i popullsisë përplas partitë politike

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Partitë politike vazhdojnë përplasjet e tyre në lidhje me propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë. VMRO-DPMNE-ja opozitare kundërshton edhe procesin provë që ka filluar në terren, të cilin bashkë me ligjin I cilëson si jashtë standardeve.

Kjo qeveri duhet të kuptojë se regjistrimi nuk mund të jetë rezultat I marrëveshjeve politike dhe pazareve mes partnerëve të pushtetit. Regjistrimi është operacion statistic që duhet të shërbejë për planifikimin real të politikave në vend. Ligji për regjistrim si dhe regjistrimi provë i cili për momentin zbatohet sipas propozim ligjit nënkupton pagimin e koncesioneve të të besueshmive të Zaevit- deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Partia e Mickoskit konkretisht nuk pajtohet më mundësinë e parashikuar në propozim/ligj për regjistrimin e të afërmive të familjes me numër amë dhe të dhëna tjera personale, dispozitë e cila do të ndihmojë kryesisht regjistrimin e diasporës. Ata thonë se nëse nuk përfshihen në procesin e përpilimit të ligjit, do ta bojkotojnë procesin.

Nga LSDM-ja mohojnë akuzat e opozitës për përjashtimin e saj nga procesi.

Duhet të them se pa nevojë bëhet politikë nga një process ose operacion i cili është statistik. Vendi jonë si pretendent dhe si anëtare e ardhshme e BE-së duhet t’i plotësojë të gjithë standardet e nevojshme ndërkombëtare të cilat mes të tjerave parashikojnë edhe regjistrimin e popullsisë. Partia opozitare VMRO-DPMNE më kohë u përfshi në të gjithë punët e nevojshme në sjelljen e propozim-ligjit dhe akuzat e tyre nuk janë të vërteta- deklaroi Lidija Tasevska, deputete e LSDM-së.

Propozim/ligji akoma nuk ka kaluar Komisionin amë në Kuvend duke qenë se seanca e parë u shty. Regjistrimi i popullsisë parashihet të mbahet nga 1 deri 21 prilli i vitit të ardhshëm kurse qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të mund të regjistrohen nga ndonjë i afërm ose personalisht në formë elektronike duke filluar nga 1 marsi, një muaj përpara regjistrimit në vend. Pas reagimeve në opinion, propozim/ligji parashikon edhe ndarje në kategorinë etnike dhe fetare të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat