Maqedoni, buxheti privon shumë qytetarët nga pushimet e verës

Maqedonia

Maqedoni, buxheti privon shumë qytetarët nga pushimet e verës

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Fëmijët që argëtohen në shatërvanët e Shkupit dhe sigurisht temperaturat e larta janë treguesit se tashmë duhet të filloni të planifikoni pushimet verore, nëse ende nuk e keni bërë diçka të tillë. Edhe pse shumica e qytetarëve shprehen se e kanë të vështirë të kursejnë për pushime, tashmë kanë filluar të interesohen në agjenci të ndryshme turistike për të përzgjedhur ofertat më të volitshme dhe destinacionin e preferuar.

“Në Greqi. Në Kalitea, Polihrono. Kur kemi mundësi shkojmë. Egjipti interesant, po tani për tani nuk do të shkojmë, ndoshta vitet e ardhshme. Gjatë gjithë vitit mbledhim nga pak që të mund të  kemi buxhet për të shkuar në pushime.”

“Nuk e di tani isha duke shkuar. Ndoshta në Turqi. Është pak vështirë nëse jeton në. Por unë jetoj jashtë”

Megjithatë ka edhe nga ata të cilët në kuadër të pushimeve të tyre kanë vendosur të bëjnë një tur në Ballkan, me ndalesë edhe në Maqedoni.

“Jemi në një tur në Ballkan me një mikun tonë. Po kalojmë nëpër shumë shtete. Kam qenë në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe tani po kalojmë edhe në Maqedoni. Nuk kam qenë asnjëherë më parë në Ballkan, as në Maqedoni. Arkitekturë interesante. Mot i mirë. E dua Maqedoninë. Kam një mik këtu. E dua Maqedoninë, në fakt kam vizituar vetëm Shkupin, por shpresoj se do të vizitoj edhe qytete të tjera. Shkupi është i bukur.  Kemi qëndruar këtu dy ditë dhe nesër do të udhëtojmë drejt Greqisë.”

 “Unë jam në pushim. Vendosa të vizitoj Shkupin, më pas do të shkoj në Greqi dhe përsëri në Shkup, nga dy tre ditë.”

Nga agjencitë turistike thonë se përveç Greqisë dhe Turqisë, destinacione që pushuesit vazhdojnë t’u qëndrojnë besnik, këtë vit ata kanë shfaqur interesim të lartë edhe për Egjiptin. Për këtë të fundit agjencitë ofrojnë pako të ndryshme.

“Interesimi ka filluar veçanërisht këtë vit shumë më herët, sepse menjëherë pas vitit të ri kemi pasur oferta që kanë përfshirë oferta të mëdha, si early booking.  Hurgada tani ka filluar të marrë përmasa të mëdha të interesimit, kështu që mund të them se vendin e parë definitivisht e zë Egjipti. Paketat me të volitshme i kemi për Egjiptin”, thonë nga një agjenci turistike.

Ndërsa në agjencitë turistike ku transporti realizohet me autobus, destancioni kryesor dhe më i preferuar mbetet Shqipëria. Për shkak të afërsisë shumë vizitor pushimet në bregdetin shqiptar i kalojnë në mënyrë individuale andaj edhe agjencitë nuk kanë statistika të sakta mbi numrin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat