"Zaev pa konsultime me opozitën po bën regjistrim me numrat amë"

Maqedonia

"Zaev pa konsultime me opozitën po bën regjistrim me numrat amë"

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:49
VMRO-DPMNE

Zoran Zaev është duke e bërë pazare në dëm të Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend. Pas ndryshimit të emrit, identitetit Zoran Zaev tani edhe nëpërmes regjistrimit ka filluar ridefinimin e Republikës së Maqedonisë, deklarojnë nga VMRO-DPMNE.

“Zaev i falur pa konsultim me opozitën po bën regjistrim me numrat amë, në kundërshtim me rekomandimet e Eurostat.

Zaevi i falur dhe banda e tij kriminale duhet të kuptojnë se regjistrimi është një operacion statistikor, dhe jo politik”, thonë nga VMRO.

Nga atj thonë se ky proces i cili po bëhet me forcë nuk do të tregojë numrin e vërtetë të njerëzve që jetojnë në vendin tonë. Me regjistrimin, Zaev po përpiqet të manipulojë numrin e banorëve në Maqedoni që të kthejë disa prej hipotekave që detyrohet të vijnë në pushtet pa mbështetjen e popullit.

“Regjistrimi është operacion statistikor e cila duhet të shërbejë për planifikimin real të politikave në vend”, theksojnë nga VMRO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat